BKS-ja lanson katër aplikacione inovative në shërbim të qytetareve

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në kuadër të sistemit INSUREX ka lansuar edhe katër aplikacione, ku tre prej tyre do të jenë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, deri sa aplikacioni i katër do të jetë në dispozicion për kompanitë e sigurimeve që operojnë në tregun e Kosovës.

Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë prezantimit të këtyre aplikacioneve para gazetareve ka thënë se si sistemi INSUREX, ashtu edhe aplikacionet e lansuara janë super inovative dhe shumë të domosdoshme si për qytetaret, ashtu edhe për vetë Industrinë.

Drejtori Mazreku më tutje ka bërë të ditur se aplikacionet e lansuara janë :

  1. Raporti Evropian i Aksidentit
  2. Harta e Aksidentit
  3. Certifikata e Aksidentit
  4. Antimashtrimi

Sipas drejtorit Mazreku gjatë ditëve në vijim do të publikohen edhe inovacione tjera të cilat nuk janë të aplikueshme edhe në shtete të zhvilluara Evropiane

Të ngjashme