Bordi i BQK-së zotohet për transparencë dhe llogaridhënie

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Bankes Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  ka përcjellë me shqetësim lajmet e publikuara më datë 5 maj 2022 nëpër mediume të ndryshme lidhur me letrën anonime mbi pretendime të ndryshme që sipas medieve është dërguar në Angjecionië Kundër Korrupsionit. Kështu është thënë me anë të një komunikate për medie nga BQK-ja.

“Duke pasur në konsideratë rolin dhe rëndësinë e BQK-së, si dhe reputacionin e kredibilitetin e saj, Bordi i BQK-së brenda kompetencave të tij do të veprojë me përkushtim, profesionalizëm dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi për të avancuar institucionin në fjalë, ruajtur reputacionin, rritur transparencën dhe llogaridhënien, përfshirë këtu edhe ndaj pretendimeve në letrën anonime të potecuar në medie si më sipër, duke mos cënuar në asnjë rrethanë punën dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante lidhur me ato pretendime”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

“Institucionet në fjalë konform legjislacionit në fuqi, tanimë janë ftuar zyrtarisht dhe publikisht nga ana e BQK-së. Bordi i BQK-së zotohet që brenda kompetencave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi do të punojë me përkushtim që pretendimet e tilla dhe të ngjashme të qartësohen në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të jenë në nivelin më të lartë. Sigurimi i vendimmarrjes së shëndoshë, të drejtë dhe transparente mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe ligjore duhet dhe do të jenë shtyllë e punës për BQK-në si institucion kredibil me rendësi vitale për vendin”.

Të ngjashme