Bordi i Përkohshëm i Ujësjellësit s’aprovon Raportin Financiar, kërkon të ulen pagat

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 14:44 | Nga Albana Hajdari

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” Sh.A nuk ka miratuar Raportin financiar për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.  

Remzi Llumnica, nga menaxhmenti i KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur pasqyrën financiare gjatë vitit 2019, e cila nuk u aprovua nga mbledhja e bordit për shkak të disa ndryshimeve që u kërkuan nga kryeshefi dhe anëtarët.

Kryeshefi ekzekutiv i Bordit, Mentor Hyseni iu dha afat prej 10 ditësh në ndryshimin dhe përpunimin e pasqyrës financiare të ndërmarrjes.

Llumnica deklaroi se totali i pasurisë së ndërmarrjes është 259 milionë euro. Ai njoftoi se ka ulje të detyrimeve aftshkurte dhe të tatimeve të pagueshme.

Me tej, Llumnica potencoi se ka pasur humbje ndër vite të buxhetit që kap shifrën prej 750 mijë euro.

“Vlera prej 18 milionë është si rezultat i tepricës që është bërë nga kompania e licencuar. Totali i pasurisë është 259 milionë”.

“Detyrimet afatshkurta kemi një ulje simbolike. Të detyrimet e tatimeve të pagueshme, vlera e parapagimeve që është ndarë. Kreditë dhe subvencionet 37 milionë. 10 milionë është mbetja e kredisë. Është rritë humbja ndër vite, 2019 është rritë duke u bartë humbja e 2018-ës prej 750 mijë”, tha ai.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se pagat e zyrtareve në Ujësjellës janë mjaftë të larta dhe duhet të ulen në mënyrë drastike.

Në këtë mbledhje unanimisht u pajtuan që të diskutohet e të ketë një pagë të dinjitetshme dhe konkurruese në tregun e vendit.

Kryeshefi ekzekutiv Mentor Hyseni, kërkoi të dihen faktorët kryesor të pagave dhe stafit, propozoi ai që të bëhen analiza e gjetjes së pagës mesatare e një profesionisti në ndërmarrjet publike.

“Cili është niveli i pagave me tregun në Kosovë. Pagat a do të jenë konkoruese. Të jetë e kënaqshme e mos të jetë barrë e madhe për ndërmarrjen. Duhet të shohim pagat, a është staf i panevojshëm. Ndërmarrjet në Kosovë janë pagat e larta në krahasim me sektorin privat. Pasi ti marrim të gjithë faktorët të vijmë me një vendim se do t’i trajtohet kjo çështje Secila page e secilës pozitë”

Anëtari i Bordit Idriz Maliqi tha se pagat janë marramendëse andaj duhet të ulen që të ketë bilanc pozitiv në ndërmarrje, raporton EO.

“Çështja e pagave është marramendëse sidomos të zyrtarëve të lartë. Këto paga të ulen në mënyrë drastike të arsyeshme në mënyrë që reflektoj në bilancin pozitiv të kompanisë”.

Anëtarja e bordit, Hajrie Morina kërkoi të kenë të dhënat e pagave dhe shpenzimeve që të ketë një vendim.

“Ka hapësirë për tu bërë një analizë e mirëfilltë në asketin e ndërmarrjeve tjera. Duhet të kemi të dhënat e pagave dhe shpenzimeve të cilat janë mjaftë të mëdha”.

U.d i kryeshesfit ekzekutiv Sokol Xhafa tha se pa implementimin e ligjit është problematik.

Të ngjashme