Bordi i Përkohshëm në PTK jep raport me shkrim për periudhën Prill – Maj 2020

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Posta e Kosovës ka dhënë detaje dhe raport për periudhën Prill – Maj të këtij vit.

Sipas një komunikate për medie, Bordi i PTK-së, ka reduktuar shpenzimet e bordit, ka reduktuar shpenzimet e Zyrtarëve të lartë të Menaxhementit e shumë vendime tjera.

Gjithashtu, PTK-ja ka falënderuar stafin e saj për angazhimin e tyre, sidomos në këtë kohë pandemie për të qenë në dispozicion të kërkesave të qytetarëve dhe angazhimin e tyre për kryerjen e shërbimeve, zgjerimin e portfolios dhe stabilizimin financiar të Postës së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Reduktime në shpenzime nga Bordi:Duke pasur parasysh gjendjen financiare në tëcilën gjendet Posta e Kosovës Sh.A., Bordi i Përkohshëmi Drejtorëve ka refuzuar marrjen nëshfrytëzim tëveturës dhe kompensimit të derivateve të naftës, si dhe ka udhëzuarMenaxhmentin që ta përdorëveturënvetëmpër nevoja tëndërmarrjes. Gjithashtu, Bordi iPërkohshëm nuk ka vazhduar praktikën e shfrytëzimit të mbushjeve telefonike, marrjen e bonuseve, apo shfrytëzimit të sigurimeve shëndetësore për anëtarë të Bordit.

Reduktime në shpenzime nga Zyrtarët e lartëtëMenaxhementit: Në pajtim dhe koordinim me zyrtarët e lartëtëndërmarrjes, kemi zbritur pagat përkëta 4 zyrtarë tëlartëprej 30% qëka ndihmuar tëkemi një kursim prej 2,640.00 euro në muaj.Është limituar përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës, vetëm me autorizim nga Menaxhmenti. Gjithashtu janë  limituar mbushjet post paid dhe anulimi i kompenzimit të derivateve të naftës për vetura privatetëMenaxhementit.

Reduktime në shpenzime nga IFJB-të: Reduktim për 4,430.00 euro në muaj nga kompensimi i anëtarëve të IFJB-së. Ky reduktim është iniciuar nga Sh. Sindikale e Punëtorëve.

Zyrat Postare me qira kanë pasur një humbje të përgjithshme, prej 47,211.11 euro për vitin 2019. Janë identifikuar 11 objekte që operojnë me humbje,prej tyre8 objekte operojnë me humbje mbi 50% vjetore. Për të gjitha këto janë inicuar kërkesa tek Menaxhementi qëtë identifikoi shkaktarët e operimit me humbje.

Kontratat: Gjatë kësaj periudhe janënënshkruar 4 kontrata të reja për ofrim të shërbimeve nga Ndërmarrja, 33 kontrata janë vazhduar, 3 kontrata janë në negocim, si dhe kemi arritur të sigurojmë një donacion nga Swiss FDFA për pajisje të IT-së për “Postën Mobile”, me qëllim që të jemi të pranishëm sa me afër qytetarëve nëzona banimi të regjioneveku nuk kemi zyre postare.

Rritja e numrit të pagesave:Janë ndërmarr aktivitete shtesënga Menaxhmenti dhe stafi me qëllim të shtrirjes së shërbimeve,“Postës Mobile” për të qenëme afër qytetarëve, punës me orar të zgjatur, punësnë ditë festa dhe vikende. Falë angazhimit të stafit në muajin maj është ngritur niveli i pagesave në 51%, krahasuar me muajin prill që ishte vetëm 23%.

Rregulloret dhe organizimi i stafit:Është identifikuar mungesa e përshkrimit të gradave në rregulloren për sistematizimin dhe përshkrimin e vendeve të punës në nivel regjional. Paqartësi janë gjetur edhe në rregulloren dhe statutin e IFJB-së, ku është rekomanduar inicimi i hartimit të një rregulloreje të re.

Rregullorja për deklarim të konfliktit të interesit: Sindikata e punëtorëve ka bërë kërkesë për identifikm të konfliktit të interesit dhe nepotizmit,pastaj Bordi ka inicuar tek Menaxhementi hartimin erregullores për konflikt të interesit dhe nepotizmit nëNdërmarrje.

Ristrukturimi i Ndërmarrjes:  Duke marrë për bazë trendet e zhvillimit të shërbimeve postare, zhvillimit të teknologjisë, zgjerimit të  shërbimeve, rritjes së portfolios, reduktimit të humbjeve, vërja në pikëpyetje e kapaciteteve të Postës për shërbime potenciale, ka ardhur deri tek ideja e inicimit të ristrukturimit tëNdërmarrjes.

Pikat kryesore të planit të veprimittë Bordit janë:

  1. Përditësimi i Rregullores dhe Statutit për IFJB-të,
  2. Vendosja e rregullsisë në rregulloret për staf, 
  3. Analizim dhe Identifikim i humbjeve në zyrat postare të marra me qira,
  4. Rishikimi i Planit të auditimit për vitin 2020,
  5. Rishikimi i Planit të Biznesit për vitin 2020 për shkak të rrethanave me COVID-19,
  6. Inicimi i ristrukturimit
  7. Hartimi i Strategjisë Afatgjate për Zhvillim të Ndërmarrjes 2021-2025

Të ngjashme