Bordi i ZRrE merr vendimin final për Certifikimin e KOSTT

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e tij të dytë për këtë vit, ka marrë vendimin final për Certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST – KOSTT).

Ky vendim vjen pas nxjerrjes së Opinionit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE), në vendimin preliminar të Bordit të ZRrE të marrë me 24 shtator 2018, me të cilin Bordi kishte vendosur se OST-KOSTT përmbushë kriteret për t’u certifikuar si Operator i pavarur i Transmetimit të energjisë elektrike.

Me Vendimin final për Certifikimin e OST-KOSTT, i cili mbështetet edhe në Opinionin e SKE, ZRrE-ja ka konfirmuar se ka ndarje të mjaftueshme të kontrollit mbi OST-në, prodhimin dhe/apo furnizimin e energjisë elektrike dhe që ky Operatorë i Transmetimit të energjisë elektrike vepron në përputhje me dispozitat e shthurjes, të përcaktuara me kapitujt IV dhe V të Direktivës 2009/72/EC1, kapituj këta të transpozuar në legjislacionin e Kosovës nëpërmjet nenit 11 të Ligjit për Energjinë Elektrike.

Me këtë vendim, ZRrE ka vërtetuar se OST, realizon funksionet e tij në mënyrë të pavarur nga çfarëdo biznesi tjetër në sektorin e energjisë dhe rrjedhimisht ofron qasje të lirë dhe jodiskriminuese në rrjetin e transmetimit për të gjithë operatorët e tregut të lirë që operojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë proces, ZRrE-ja ka përmbushur një nga obligimet më sfiduese që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, duke dëshmuar edhe njëherë se është e përkushtuar në përmbushjen e funksioneve të sajë, për të siguruar një funksionim të duhur të tregut të lirë të energjisë elektrike në përputhje me direktivat e BE-së për energji dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme