Bordi i ZRRE-së miraton të hyrat në vlerë 347 milionë euro

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 10:37 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i ZRrE-së ka mbajtur seancën e tretë me radhë, ku u votuan të hyrat e lejuar maksimale të sistemit te transmisionit që ishte diskutim i mbledhjes së kaluar, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë, Bordi ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e rregulluar (Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT; Operatori i Sistemit të Shpërndarjes/KEDS dhe Operatori për Furnizim me Shërbim Universal FSHU/KESCO).

Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU/KESCO janë aprovuar në vlerë prej 347.15 milion€, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT janë aprovuar në vlerë prej 38.84mil€, për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes/KEDS janë aprovuar në vlerë prej 179.56 milionë euro.

Shqyrtimi i Propozimit për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 u miratua me 5 vota për.

Buxheti për të hyrat maksimale që u miratua është 347 milionë euro.

Hysen Rudari ka kërkuar nga Bordi që të hyrat maksimale për furnizuesin  me shërbim universal të miratohen në këtë mbledhje.

Ndërkaq nga bordi u miratua kjo vlerë me 347 milionë euro.

Këto të hyra do t’u mundësojnë operatorëve kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale. Aprovimi i të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU) është përshtatur për 90 milionë euro të subvencionit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe 10 milion euro të alokuara në janar 2022, për blerjet e energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar.

Të ngjashme