Bordi raporton në Komision, KOSTT-i kërkon 11 milionë € për t’i kompensuar humbjet në veri

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 13:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka hyrë në obligime financiare prej 11 milionë eurosh për prodhim të energjisë në veri, raporton Ekonomia Online.

Këto mjete ky institucion i ka kërkuar nga Qeveria e vendit, por nëse ato nuk kompensohen, shpenzimet duhet t’i paguajë rrjeti Evropian të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSOE).

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka raportuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për kërkesën e KOSTT-it, për dhënien e 11 milionë eurove për t’i kompensuar humbjet në pjesën veriore, raporton Ekonomia Online.

Jeton Mehmeti, kryesuses i Bordit të KOSTT-it tha se duhet të kërkohet një zgjidhjen për tejkalimin dhe mbulimin e humbjeve në veri.

“KOSTT-i nuk mund të luaj rol të ndonjë furnizuesi në treg. Me fillim të muajit prill KOSTT-i ka hyrë në një fazë të vështirë për këtë çështje dhe nuk do të kemi mundësi të mbajmë balancimin e sistemit, në rast se ndodh devijimi KOSTT në bazë të marrëveshjes do të ballafaqohet me probleme financiare. Në do t’i marrim të gjitha masat për të balancuar sistemin energjetik të Kosovës”.

“Adresimi i kësaj çështje është i domosdoshme dhe kërkon trajtim imediatë. Kjo është çështje me interesa kombëtare dhe kërkon përkrahje të deputetëve të Kosovës dhe të gjejmë një zgjidhje për tejkalimin për mbulimin e humbjeve në veri të Kosovës të paktën për disa muaj”.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se gjatë vitit të fundit ka pasur rritje prej 14% për bizneset ilegale që operojnë në veri.

Tutje ajo tha se janë duke hartuar një plan për një kohë afatgjatë, që të trajtohen barabartë të gjithë qytetarët.

“Është një sfidë e madhe me të cilën në ballafaqohemi por jo sot por është e trashëguar dhe jemi në një situatë kur janë ndarë 10 milionë për të mbuluar humbjet. Vetëm gjatë vitit të fundit kemi pasur një rritje prej 14% në energjinë e shpenzuar në veri për bizneset ilegale që po operojnë atje”.

“Kjo kërkon strategji afatgjate dhe nuk duhet të marrim hapa të ngutshëm, jemi në hartimin e një plani për të zgjidhur për një kohë afatgjate dhe objektivi përfundimtar është që në katër komunat e veriut të rregullohet dhe konsumatorët të trajtohen njëjte si të gjithë qytetarët e vendit”.

Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala ka kërkuar të dijë nga ministrja Rizvanolli se a do t’i ndajë Qeveria 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore.

“Nuk besoj që kemi marr përgjigje se qeveria do të marr përsipër se a do ta paguajë këtë këst për 11 milionë dhe si total po na del që neve t’i paguajmë 21 milionë për krejt vitin. Pjesa veriore e shndërruar në park në pjesën veriore i kriptovalutave a ka ndonjë leje dhe si po e menaxhoni këtë sektor në atë pjesë”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka pyetur ministren Rizvanolli se a kanë marr ndonjë raport nga Qeveria e kaluar se përse ka ndodhur kjo rritje e madhe nga viti 2018 deri në vitin 2020.

“Ky problem ka prekur tri Qeveri dhe është problem shtetërorë dhe çfarëdo devijimi secili prej nesh tregon se ne nuk e kuptojmë seriozitetin e situatës. A keni gjetur ju për atë periudhe kohore nga ish-Qeveria se përse ka një rritje kaq të madhe prej 2018 e deri në vitin 2020”.

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili, tha se nëse kompensohet shpenzimi i rrymës ne veri atëhehrë ky nuk është trajtim i barabartë për qytetarët.

“Çdo ministër trashëgon të kaluarën, dhe është mirë mi dhanë kohë ministres se cilat javë vizionet e saj”.

“…nëse duhet të paguhen prej buxhetit të Kosovës atëherë i bije që nuk ka trajtim të barabartë”.

Ndërsa se a do ta paguajë Qeveria këtë shumë, Rizvanolli tha se tani për tani nuk mund të jep një përgjigje, raporton EO.

“Zgjidhja afatgjate kërkon qasje sistematike dhe kërkon që të ulemi bashkë dhe deri tash jemi ulë me palë Kosovare dhe ta kemi një propozim për hapat e ardhshëm”.

“Ju e dini shumë mirë që buxhetin nuk e kemi bërë ne brenda këtij buxheti nuk janë planifikuar mjete”.

“…MF-ja është duke munduar të gjejë forma alternative mirëpo deri në këtë moment nuk është arritur të gjendet një zgjidhje”.

Mustafe Hasani, Kryeshefi i KOSS-it, tha se pagesa duhet që të kryhet patjetër.

“Nuk kemi ardhur të kërkojmë para kemi dashur ta adresojmë çështjen ta ngrisim në nivelin që duhet. Kemi dy alternativa: do ta paguajmë vetë ose do ta blejmë energjinë me vazhduar edhe për këta muaj derisa ta kemi një zgjidhje afatgjate. Pagesën do ta bëjmë gjithsesi dhe nuk do ta pezullojmë”.

“Ne me licencë të ZRrE-së na është dhënë obligim me mbuluar pjesën veriore, por nuk na janë dhënë edhe mjete financiare për të njëjtën. Ne kemi para nga buxheti vetanak i joni, por ne ju kemi drejtuar Komisionit e Kuvendit si aksionar. Ne kemi kërkuar nga ju të përkrahet KOSTT-i sepse është ndërmarrje e jona e Kosovës”.

Të ngjashme