Bordit të AKP-së një mbledhje i kushtoi mbi 3000 mijë euro

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 14:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryesuesi  i bordit të AKP-së Petrit Gashi, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin ka thënë se  ka pasur raste kur kanë qenë kundër shtijës së ndonjë objekti. Ai ka treguar se për një mbledhje të bordit ata kanë marrë mbi 3000 euro si kompensim, raporton Ekonomia Online

Ai i pyetur nga anëtari i këtij komisioni Hekuran Murati, ka se si përcaktohej depozita e sigurisë ai thënë se ato janë vendosur nga viti 2017.

Ai ka thënë se gjatë kohës së tij nuk ka pasur shitje me procedurë të negociuar.

“Shitje me procedurë të negociuar s’ka pasur gjatë punës sime. Shitjet kanë ndodhur pas periudhës sime. Bizneset kanë bërë kërkesë që ne me ju ofrua toke pronë. Kur nuk iu kemi dhënë ndihmë ne ata kanë blerë tokë private.

Murati e ka pyetur edhe për kompensimet shtesë.  

” Ne jemi paguar për një gjashtë ditor të punës tonë,  400 euro në ditë. Për një mbledhje Bordi mbi 3000 euro i kemi marrë”, ka thënë Gashi.

Deputeti Sejdi Hoxha nga PDK-ja,  ka pyetur Gashin pse ka dhënë dorëheqje nga AKP-ja

Petrit Gashi ka thënë  se arsyeja ka qenë shkarkimi i drejtorit në atë kohë.

Ndërsa i pyetur nga Bekë Berisha i AAK-së, për deklaratën e ish- ministrit  Ali Sadiru se ka pasur dokumente që janë djegur, Gashi ka thënë se ka dëgjuar diçka të tillë.

“Me thënë të drejtën si nëpër mjegull diçka e tillë e di që ka ndodhur por s’ka ndonjë rast që e di për ndonjë vendim që kemi marrë e që ka muguar dokumentacion. Në kohën tonë për hir të transparencës i kemi publiku të gjitha shitjet që kanë ndodhë atëherë me leje të autoritetit përkatës”, tha ai.

Edhe Kryesuesi i komisionit Hajrullah Ceku, ka pyetur lidhur me dorëheqjen e tij nga kryesusesi i bordit.

“Jeni duke dëshmuar nën betim dhe jeni këtu duke na ndihmuar. Detaji i dorëheqjes suaj ka shumë rëndësi. Ju keni thënë se do ta merrni vesh arsyen kur të emërohet dikush tjetër ne vendin e tij”.

Gashi ka përsëritur se arsyeja e tij ka qenë shkarkimi i drejtorit menaxheria Ekrem Hajdari

“Arsyeja kryesore për dorëheqjen time është shkarkimi  personit  që e ka bërë punë të mirë. E dëshmojnë këtë shitjet e numrat. Mua më është shkëput ajo lidhje dhe se kam parë vetën që mund të kontribuoj më aty. Për çka do që dijë dhe mundem unë jam ne dispozicionin tuaj”, tha ai.

Të ngjashme