Borxhi shtetëror i ShBA-së arrin në 22 trilionë dollarë

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2019 borxhi shtetëror amerikan arriti në 22 trilionë dollarë dhe pjesa më e madhe është borxh drejtë Kinës.

Sipas How Much, përcjell Telegrafi, e cila tregon se cilat janë shtetet tjera nga bota të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës më së shumti ju ka borxh.

Për këtë qëllim janë përdoruar të dhënat e Ministrisë amerikane të Financave nga prilli i vitit 2019 dhe sipas tyre, SHBA i ka borxh kinës 1.11 trilion dollarë. Në vendin e dytë është Japonia, ku SHBA i ka borxh 1.06 trilion dollarë. Gjithsej borxhi i SHBA-së drejtë dy shteteve aziatike është 33.8 për qind, përcjell Telegrafi.

Kreditorët tjerë më të mëdhenj të SHBA-së janë Brazili me 306.7 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 300.8 miliardë dollarë dhe Irlanda me 269.7 miliardë dollarë.

Në top dhjetë vendet janë edhe Zvicra, Luksemburgu, Ishujt Kajman, Hong Kongu dhe Belgjika.

Në mesin e kreditorëve më të mëdhenj të SHBA-së nga Evropa janë edhe Norvegjia dhe Gjermania me 97.1 miliardë dollarë dhe 72.8 miliardë dollarë. Nën një për qind nga borxhi i jashtëm i SHBA-së janë edhe Spanja, Italia, Holanda dhe Suedia me 41 miliardë dollarë, 43.7 miliardë dollarë 45 miliardë dollarë dhe 46.5 miliardë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme