BPB-ja për herë të dytë shpallet banka më e mirë në Kosovë nga “The Banker”

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 08:49 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka për Biznes (BPB) për të dytën herë ka fituar çmimin “The Banker” të ndarë nga prestigjiozja “Financial Times”, çmim ky që çdo vit i ndahet bankës më të mirë në treg.

Zëvendësdrejtori i BPB-së, Artan Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online ka përmendur disa nga parametrat kryesorë që e bënë këtë bankë të marrë këtë çmim.

Orientimi (iniciativa) strategjik i bankës, gama e shërbimeve dhe produkteve, investimi në teknologji, si dhe përqindjet e rritjeve në krahasim me vitin paraprak, janë disa nga parametrat që e ia sollën BPB-së çmimin “The Banker”.

“Ky çmim prestigjioz i vlerësuar lartë anë e mbanë botes, i është ndarë BPB-së për herë të dytë radhazi, gjë që na bën shumë konfident për të ardhmen, në aspekt të bashkëpunimit me klientët tonë. Ky çmim në të vërtetë siguron klientët dhe tregun se BPB-ja është institucioni më dinamik në vend, me premtimin që gjithmonë do të jemi në përpjekje për të avancuar tutje”,  tha Sadiku.

Ai tha se si BPB viteve të fundit janë të orientuar me strategji që të jenë banka kryesorë për NVM-të, me ç’rast edhe pozicionimi i tyre në treg ka treguar të jetë i suksesshëm, duke marrë parasysh zhvillimin e bankës dhe rritjen e saj.

“Kjo do të ishte e pamundur në qoftë se BPB, nuk do të kishte të përcaktuar një  profil të qartë të klientit me të cilin mendojmë te zhvillohemi edhe ne si bankë, por njëkohësisht t’i kontribuojmë edhe ekonomisë së Kosovës. Në këtë drejtim ne e dimë qe afërsisht 90 për qind e bizneseve në Kosovë janë ndërmarrje të vogla, të cilat punësojnë me pak se 10 punëtorë, ku pikërisht ne si bankë jemi fokusuar që ta shërbejmë këtë shtresë të klientëve, duke pasur parasysh që këto biznese janë katalizator i ekonomisë dhe janë gjeneruesi më i madh i vendeve të punës”, ka  thënë Sadiku.

Ai ka treguar se kanë bërë investime teknologjike, si renovimi i flotës së tyre të bankomatëve, përditësimi i platformave te e-banking and m-banking, të cilët sipas tij, shprehin vetëm disa nga investimet tona për klientët tanë, me te vetmin qëllim “qasje e lehtë dhe e përshtatshme në shërbimet bankare”.

“Rritja e BPB ka qene multidimensionale, e ajo për të cilën krenohemi më së shumti, është rritja dhe përmirësimi i dukshëm i vlerësimit të BPB-së, qoftë nga ana e rregullatorit, po ashtu edhe nga ana e partnereve dhe klientëve tanë”, ka thënë Sadiku.

Në këtë intervistë për Ekonomia Onlinë, zëvendësdrejtori i BPB-së, Artan Sadiku, ka thënë se synojnë të jenë banka amë për NVM-të, duke dëshmuar sipas tij se janë një partner i denjë bankar i biznesit kosovar, që siguron jo vetëm qasje në financa, por edhe këshilltarë të mirëfilltë biznesit.

“Jemi të vendosur të ofrojmë gamë të gjerë dhe të adaptuar të shërbimeve për të ju përgjigjur nevojave të klientëve individual, dhe njëkohësisht ndërthurjen e nevojave te klientëve tanë ne mes vete. Nga përvoja jonë me klientët jo-bankar, kemi konstatuar se ndërmarrjet e reja, gratë sipërmarrëse dhe të rinjtë që kanë ide të reja për biznes, përballen me qasje tejet të kufizuar në financa dhe kjo është pengesa kryesore për rritjen e tyre. Për ta evituar këtë pengesë në treg dhe me qëllim të mbështetjes së këtij segmenti të përjashtuar nga tregu, BPB ka zhvilluar programin “Përfshirja Financiare”, e cila është nismë që synon të sigurojë qasje në produkte financiare të dobishme dhe të përballueshme me produkte dhe shërbime të cilat ofrohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”, ka thënë ai.

Sadiku  tha se ky çmim përveç qasjes në financa, ka edhe përfitime sociale pasi promovon barazinë gjinore, ulë papunësinë, bën rregullimin shumë të nevojshëm të bilancit tregtar dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë

“Disponueshmëria e shërbimeve financiare që plotësojnë nevojat specifike të përdoruesve pa asnjë diskriminim, është qëllimi kyç i bankës sonë. Iniciativa e BPB-së e vlerësuar nga tregu vendor, dhe posaçërisht nga The Banker, përveç qasjes në financa, ka edhe përfitime sociale pasi promovon barazinë gjinore, ulë papunësinë, bën rregullimin shumë të nevojshëm të bilancit tregtar dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë”, tha Sadiku për EO.

Ai foli edhe për gjendjen e sistemit financiar në Kosovë. Sipas tij, me 10 banka që operojnë në vend, tregu është shumë konkurrues dhe kjo kontribuon pozitivisht dhe i ofron mbështetje zhvillimit ekonomik të vendit.

“Sektori bankar në Kosovë është një prej sektorëve më stabil dhe më të qëndrueshëm në vend. Sektori bankar ka përjetuar një zhvillim të hovshëm gjatë viteve të fundit. Me 10 banka që operojnë në vend, tregu është shumë konkurrues dhe kjo kontribuon pozitivisht, dhe i ofron mbështetje zhvillimit ekonomik te vendit. I gjithë sektori bankar është mirë i kapitalizuar, dhe është profitabil, rrjedhimisht i mbrojtur nga turbulencat e mundshme financiare globale. Po ashtu, të gjitha industritë janë në zhvillim e sipër, dhe kjo paraqet një oportunitet për bankat, sepse i gjithë sektori do të mund të përfitoj nga kjo trajektore”, ka theksuar Sadiku.

Të ngjashme