BPV-ja në TM2 shënon rritje reale për 4.13%

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e dytë (TM2) 2019 sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja në TM2 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.13%, në krahasim me TM2 të vitit 2018. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon:aktivitetet financiare dhe të sigurimit 22.4%; Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dheaktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 8.95%;artet, argëtimi dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 8.8%; ndërtimtaria 6.9%; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, furnizimi me ujë, si dhe aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe rehabilitimit 6.7%, nga të cilat Industria përpunuese 10.6%; Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 6.5%;aktivitetet e pasurive të paluajtshme 3.6%.

Ndërsa, rënie reale kishte te:administrata publike dhe mbrojtja,sigurimi social i detyrueshëm, arsimi,shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale (-1.1%);bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (-0.3%).

Ndërkaq, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportine mallrave dhe shërbimeve me 14.3%;formimine bruto kapitalit me 4.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 0.1%.

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: shpenzimevetë konsumit final të Qeverisë (-3.2%); importittë mallrave dhe shërbimeve (-0.5%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit.

Të ngjashme