BQE ashpërson mbikëqyrjen për institucionet jobankare

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Europiane, Luis De Guindos, paralajmëroi manaxhuesit e aktiveve se do të përballen me mbikëqyrje më të ashpër, ndërkohë që organet rregullatore po përpiqen të mbrohen kundër krizave të ardhshme financiare.

BQE ka shtuar komunikimin në publik për rreziqet që mund të vijnë nga rritja gjigante e fondeve të investimit, që po marrin detyra të ngjashme me bankat si ofrimi i likuiditetit, por që kanë mbikëqyre shumë më të lehta se huadhënësit.

De Guindos tha se përfshirja e manaxhuesve të aktiveve në kuadrin makroprudencial të BQE do të përbëjë një hap të rëndësishëm në përgatitjen ndaj skenarëve të stresit në të ardhmen.

“Tashmë që sektori bankar po tkurret dhe po bëhet më elastik, objektivi ynë është mbikëqyrja e sektorit financiar përjashtuar bankat”, tha de Guindos.

Presidenti Mario Draghi ka thënë se duhet të ketë rregullore të fortë për të ashtuquajturin banking hije.

Zëvendëspresidenti, që është përgjegjës për stabilitetin financiar te Banka Qendrore Europiane, tha gjithashtu se investitorët po përdorin gjithnjë e më shumë fondet e listuara në bursë (ETF) për t’u ekspozuar në tregje më pak likuide.

Sipas tij, këto fonde të listuara në bursë mund të hasin vështirësi nëse ka rrezik të riçmimit të papritur në tregje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme