BQE: Eurozona nuk do rimëkëmbet para vitit 2022

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar se Prodhimi i Brendshëm Bruto i zonës së ku operon valuta e euros mund të kontraktohet deri në 12 për qind këtë vit, për shkak të masave të kontrollit për të frenuar përhapjen e pandemisë së Coronavirusit

BQE thotë se PBB-ja pritet të bjer ndjeshëm.

“PBB-ja reale e Eurozonës pritet të bjerë ndjeshëm në një afat të shkurtër, ndërsa masat efektive të përmbajtjes do të ishin vendimtare për të siguruar një rikuperim të fuqishëm pas kësaj”, thotë BQE, përcjell Telegrafi.

PBB reale mund të binte për vitin 2020, me rreth 5 për qind, 8 për qind dhe 12 për qind sipas skenarëve të butë, të mesëm dhe të rëndë, përkatësisht.

Shifra vjetore nën skenarin e ashpër pasqyron një rritje tremujore të PBB-së reale duke arritur në rreth minus 15 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, e ndjekur nga një rimëkëmbje e zgjatur dhe e paplotë, që përfshin norma tremujore të rritjes prej rreth 6 për qind dhe 3 për qind në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020.

Sipas BQE-së, nën skenarin e rëndë në veçanti, PBB-ja reale pritet të mbetet shumë nën nivelin e vërejtur në fund të vitit 2019 deri në fund të vitit 2022.

Të ngjashme