BQK dhe MPMS pajtohen të marrin masa për lehtësimin e marrjes së pensioneve

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, SkenderReçica.

Në këtë takim është diskutuar për lehtësimin e qasjes së pensionistëve në marrjen e pensioneve.

Me këtë rast, të dyja palët janë dakorduar për mekanizmat që do t’u mundësojnë të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare.

Këto  masa do t’u mundësojnë  pensionistëve që  të shmangin rrezikun e ekspozimit ndaj Covid-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare.

Gjithashtu Guvernatori Mehmeti dhe Ministri Reçica u pajtuan për të filluar diskutimin për gjetjen e  mundësive për t’i liruar plotësisht pensionistët nga të gjitha tarifat e tanishme që bankat aplikojnë. 

Të ngjashme