BQK-ja informon fëmijët për rëndësinë e menaxhimit dhe kursimit të parasë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 12:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës së Parasë në funksion të edukimit financiar”, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për një javë rresht nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) duke informuar studentë dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme rreth rolit të BQK-së dhe rëndësinë e kursimeve, raporton Ekonomia Online.

Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) sot e kanë  vizituar edhe  nxënës të shkollës “Faik Konica” ku përmes një aktiviteti të realizuar nga BQK-ja kanë bërë disa punime si ata i kursejnë paratë dhe për çfarë qëllime i shfrytëzojnë.

Udhëheqësja e Divizionit për Edukim Financiar, Ajshe Ramosaj, ka njoftuar fëmijët rreth Bankës Qendrore, parasë dhe kursimeve.

 “Java e Parasë është kampanjë në 169 vende të botës. Qëllimi është që gjatë kësaj jave t’i njoftojmë fëmijët rreth parasë, menaxhimit të parasë dhe si duhet harxhuar ato kundrejt kërkesave tuaja”, tha ajo.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, i informoi fëmijët se sa është i rëndësishëm kursimi i parasë.

“Ne si Bankë Qendrore kemi obligim me i mbikëqyrë bankat komerciale që realisht ua ruajnë paranë, që nuk ju humbin paratë po ua rritë parat dhe ju është mirë sa më shumë të kurseni dhe të bëni para”, tha Mehmeti, raporton EO.

Një nxënëse e klasës së katërt e pyeti guvernatorin Mehmeti se pse në Kosovë janë kamatat kaq të larta.

E guvernatori u përgjigj.

“Kamatat kanë ra në 6 për qind, nëse i shohim në vazhdimësi ne presim që të ulën akoma kamatat e kredisë. Për herë të parë Kosova është vendos në sistem online, mbikëqyret nga të gjitha bankat qendrore. Qëllimi jonë është t’i njoftojmë qytetarët lidhur shërbimet financiare, por edhe kundrejt shërbimeve financiare”, tha Mehmeti.

Të ngjashme