BQK-ja jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Kosovës me anë të një njoftimi jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit, se si duhet t’i paguajnë këstet e kredive të marra.

BQK thotë se kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë.

“Kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit. Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë i Bankës Qendrore të Kosovës

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe klientëve, Banka Qendrore e Kosovës pas vendimit për revokim të regjistrimit dhe inicim të procedurave të likuidimit për institucionin mikrofinanciar IuteCredit Kosovo dhe për institucionin financiar jobankar Monego jep këtë sqarim.

Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi.

Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.

Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet.

Në vijim ua sjellim informacionet se ku mund të drejtohen klientët dhe mediat për çdo informacion që lidhet me dy institucionet.

IMF IuteCredit Kosovo
Likuidator: Eduard Bakija
Adresa: Bill Klinton, Mulliri i Praskut, objekti A2, Ll. B1, lokali 2
Telefon: 038 40 60 80
E-mail: [email protected]

Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Posta e Kosovës
Moneta-Moneygram
Ria Capital
Vllesa-CO

IFJB Monego
Likuidator: Visar Zeneli
Adresa: Mbreti Zogu I, nr. 2, Prishtinë
Telefon: 0800 777 88
Email: [email protected]
[email protected]

Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968
Posta e Kosovës
Western Union
Vllesa-CO 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme