BQK-ja shënon Ditën Botërore të Kursimeve, fëmijët mësojnë për rolin e parasë

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 11:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka hapur dyert për nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Pavarësia” në Ditën Botërore të Kursimeve. Krejt kjo me qëllim që atyre tu përcillet mesazhi për rolin e parasë dhe kursimeve.

Për të treguar rëndësinë e kursimeve nxënësve ju është drejtuar Shkëndije Himaj, Koordinatore për Funksione të Përgjithshme në BQK, raporton Ekonomia Online.

Ajo u sqaroi atyre rëndësinë e kursimeve dhe impaktin që ato kanë jo vetëm për jetën personale, por edhe për ekonomin e vendit në përgjithësi.

“Ne në BQK sidomos në vitet e fundit bëjmë përpjekje maksimale që ta avancojmë edukimin financiar. Ne konsiderojmë që edukimi financiar është i rëndësishëm të zhvillohet qysh në moshën e re sepse pastaj vendimet që merren për afat të gjatë merren me njohuri të plota”.

“Shumë banka në Kosovë ofrojnë mundësi për kursime për fëmijët, llogari këto që behën nën kujdesin e prindërve. Nëse kurseni sot shuma të vogla, mund të duken pak, mirëpo ndër vite ato mund të bëhen shuma të mëdha dhe të shërbejnë për qëllime të mëdha. Unë dua që të ndaj me ju 3 elemente”.

“Të gjitha informacionet që ju pranoni nga BQK-ja t’i ndani edhe me shokët e juaj. Elementi i dytë është që të na ndihmoni ju që të dizajnojmë programe për edukimin financiar. Mesazhi i tretë është pesha e kursimeve të cilët ju sot i bëni dhe impakti që ato kursime mund të kenë jo vetëm ne jetën tuaj private por edhe ekonominë e vendit”.

Banka Qendrore e Kosovës përmes një prezantimi dhe diskutimi me fëmijët bashkërisht kanë treguar rolin dhe rëndësinë e parasë. Më pas nxënësit përmes vizatimeve kanë projektuar idenë e tyre për kursimet.

 

Të ngjashme