BQK-ja shpalos punën njëvjeçare, Mehmeti thotë se ka pasur rritje ekonomike prej 4.2%

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 12:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë përmbyllëse të fundvitit. Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka përmendur disa nga zhvillimet që e kanë përcjellë këtë Institucion vitin që po lëmë pas, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti ka thënë se sistemi financiar në vend ka qenë stabil. Sipas tij rritja ekonomike këtë vit ka qenë 4.2%.

Edhe këtë vit Banka Qendrore e Kosovës ka vazhduar të sigurojë një sistem stabil financiar në vend. Rritja ekonomike në vend ka qenë 4.2 përqind dhe mbështet kryesisht në investime dhe rritja e eksporteve neto. Normal mesatare e inflacionit vendor shënon 2.8% e që është dukshëm më e lartë me atë të një vitit më herët”, ka thënë ai.

Mehemti tha se këtë vit kanë shënuar rritje edhe depozitat në 3.75 miliardë. 

Duke folur për normat e interesit për kredi, guvernatiri Mehemi tha se ka rënë në 6.5 përqind.

“Sa i përket sektorit të sigurimeve ka thënë se vlera e shkruar e primeve nga kompanitë e sigurimeve deri në shtator 2019 ishte 74 milion euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 7.1%. Në anën tjetër, vlera e dëmeve të paguara sipas tij, arriti në 37.9 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore t prej 7.3%.

Ka thënë se me qëllim të mbrojtjes së palëve të dëmtuara prej të siguruarve nga autopërgjegjësia dhe krijimit të kushteve të nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm të sektori të sigurimeve, BQK-ja ka përshtatur tarifat e Kategorisë I për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia ndaj palës së tretë të cilat ishin të pandryshuara që nga vitit 2001.

Për sektorin bankar ka thënë se në këtë vit vazhdoi me rritje të lartë të kreditimit, përmirësim të kushteve për qasjen të sektorit privat në kredi si dhe rritje të qëndrueshmërisë financiare.

“Në fund të tetorit 2019, kreditë e sektorit bankar kanë arritur vlerën prej 2.98 miliard euro. Rritja vjetore e kredive mbetet e lartë me normë vjetore prej 10%. Burimi kryesor i financimit të aktivitetit të sektorit bankar vazhdojnë të jenë depozitat, shuma e të cilave gjatë kësaj periudhe arriti në 3.75 miliard euro që paraqet një rritje vjetore mjaftë të lartë prej 16%. Kjo rritje e lartë e depozitave mes tjerash reflekton edhe besimin e lartë të publikut në sektorin bankar”, ka thënë ai.

Sipas tij, normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.5 për qind nga 6.6 për qind sa ishin në periudhën e njëjtë të viti të kaluar, gjë që reflekton përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të tregut dhe lehtësimin e qasjes në financim bankar.

Ndërsa,  3 miliardë euro është rritur fondi i Kursimeve Pensionale.

Ai duke folur për rritjen e çmimit të tarifave për sigurimet, tha se kjo ngritje prek ata të cilët shkaktojnë dëme në aksidente.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti gjatë prezantimit të arriturave të kësaj banke ka prezantuar për herë të parë planin për zvogëlimin e automjeteve të pasiguruara në treg.

Ai theksoi që nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë një numër të theksuar të automjeteve të pasiguruara e që brenda gjashtë muajve sipas Mehmeti do të tentohet që të ulet numri i tyre.

“Nga janari i viti të ardhshëm do të ketë një numër të theksuar të automjeteve të pasiguruara. Nuk do të thotë që nuk do të ketë fare automjete të pasiguruara por do të tentohet të ulet ky numër”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, lidhur me revokimin e licencave për Monego dhe IuteCredi, Mehemeti tha se çdo destabilizim financiar shkakton edhe rrezik në sigurinë kombëtare, ndërsa shtoi se vendimi nuk është marr mbi presionet për Monego dhe IuteCredi.

“Asnjë formë e presionit publik nuk mund të çojë në rishikimin e këtyre vendimeve. Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e palëve për të ndjekur rrugët ligjore për të parashtruar ankesë ndaj këtyre vendimeve dhe kërkojmë nga palët e afektuara nga këto vendime që të ndjekin rrugët ligjore. Ne jemi të gatshëm që në çdo kohë të dëshmojmë dhe të sqarojmë bazën mbi të cilën kemi marrë këto vendime”, ka thënë Mehmeti,

Zëvendësguvernatori i BQK Sokol Havolli tha se janë gënjeshtra pretendimet për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë.

Gjithashtu, në kuadër të konferencës janë ndarë edhe çmimet për Ekonomisti i ri.

Të ngjashme