BQK: Të gjitha bankat janë duke funksionuar normalisht

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se të gjitha bankat  në Kosovë janë duke funksionuar normalisht.

Sipas njoftimit të BQK-së, këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave.

Njoftimi i plotë:

Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të

gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët.

Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat

mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, ju lutemi që degët

bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike

për të kryer shërbimet tuaja bankare.

Të ngjashme