Britania kërkon nga Kosova marrëveshje për tregti të lirë ndërmjet dy shteteve

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të mundësojë tregti të lirë për këto dy shtete, raporton Ekonomia Online.

Kështu është thënë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në shqyrtimin e Nismës për nënshkrimin e Marrëveshjes për Partneritet, Tregti ndërmjet dy shteteve.

Shala tha se zyra e Punëve të Jashtme të Britanisë, ka kërkuar fillimin e negociatave për tregti të lirë me Kosovën.  

“Zyra e punëve të jashtme të Britanisë ka kërkuar fillimin e negociatave për tregti të lirë mes Kosovës dhe Britanisë. Qeveria e Britanisë ka kërkuar që kërkesa e tyre të adresohet sa më shpejt. Importimi i mallrave të konsumit nga Britania rrit konkurrencën e qe ndikon në çmime më të mira për konsumatorët. Kjo do të inkurajoj investimet”, tha Shala.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 12, 2019
Lexo më shumë:

Të ngjashme