Britania shpalos planin 330 miliardësh për të shpëtuar ekonominë nga pandemia

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 00:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, dhe ministri i Financave, Rishi Sunak, shpalosën planin e tyre stimulues ekonomik për të mbrojtur ekonominë britanike nga kriza.

Plani stimulues ju garanton bizneseve një sistem huaje prej 330 miliardë funte britanike. Po ashtu është shtuar fondi i granteve dhe ndihmës për bizneset e ndikuara. Masa e tjera të caktuara nga qeveria britanike përfshinë edhe ulje taksash.

“Ne duhet të sillemi si çdo qeveri në kohë lufte dhe të bëjmë çfarëdo që duhet për të ndihmuar ekonominë e vendit tonë”, tha kryeministri Johnson.

Ministri i Rishi Sunak tha se Qeveria britanike do të bëjë çkado që është e nevojshme për t’u përballur me krizën.

Pas pakove lajmeve të pakove stimuluese në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar tregjet botërore stabilizohen paksa.

Të ngjashme