BSPK-ja: Qeveria ka nxitur revoltën e punëtorëve me rritjen e pagave për vete

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 08:19 | Nga

Valë pakënaqësish po e presin vendin nga të punësuarit e sektorit publik në Kosovë.

Administrata e institucioneve të drejtësisë ka mbajtur grevë, ndërsa minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë organizuar protestë, shkruan sot Koha Ditore.

Të tjera si këto janë paralajmëruar për muajt që vijnë nga subjektet sindikale dhe sektorët e tjerë publik. Shkak për këtë është bërë sidomos rritja e pagave për drejtuesit e Qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët, për afro 100 për qind, ndërsa vetëm 4 për qind për shërbyesit civilë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, nuk ka përjashtuar mundësinë që të punësuarit në sektorin publik, një ditë të bëhen bashkë dhe “t’ia zënë derën Qeverisë”.

“Pakënaqësia e ka mbërri kulminacionin dhe Qeveria nuk po reagon. Ajo e ka nxitur këtë pakënaqësi, kur i ka rritur pagat për vete. A me qëllim a paqëllim nuk e di, por ajo ia ka rritë vetes pagën e jo punëtorëve. Ka shkuar nga lart-poshtë e jo nga poshtë-lart, se paga më e vegël është poshtë. Ju e dini se paga minimale ka qenë 170 euro e jo 1.700 euro. Nuk është dashtë fare me ngacmua situatën”, është shprehur Avni Ajdini, i cili ka thënë se Qeveria e ka provokuar situatën me vendimin e saj për t’ia rritur pagën vetes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme