BSPK-ja s’takohet me partitë politike para zgjedhjeve: Jemi të zhgënjyer, kemi humbur besimin

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 10:52 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), nuk do të takohet me subjektet politike para zgjedhjeve që do të mbahen me 14 shkurt. Kështu ka thënë kryetari i BSPKS-së, Avni Ajdini në një intervistë për Ekonomia Online.

I pari i BSPK-së ka shtuar se arsyeja se nuk do të takohet me asnjë subjekt politik është humbja e besimit.

Madje ai ka thënë se nuk e ka në plan të takohet me ta derisa këta të fundit të veprojnë për të mirën e punëtorëve.

“Nuk e kam të drejtën që të takohem para zgjedhjeve me asnjë subjekt politik, sepse besimin e kanë humbur dhe vetë puna e tyre më ka shtyrë që të humbin besimin. Unë kam shkresa të qeverive ku kemi pasur 12 pika që nuk janë realizuar fare dhe për atë arsye nuk e kam të drejtën morale që t’i besojë sepse asnjë punë deri më tani nuk na kanë kryer dhe nuk mund të mburren me asgjë deri më tani dhe nuk mund t’i dal punëtorëve përballë”.

“Nuk e kam në plan t’i takojë deri kur ta shoh se po veprojnë në të mirën e punëtorëve dhe deri më tani jam i zhgënjyer totalisht”, ka thënë Ajdini për EO.

“…askush nuk është kujdes për shtresën më të ulët sociale që t’i ndihmohet apo të realizohen kërkesat e punëtorëve. Ekonomia jonë është privatizuar me një statut të egër pa bërë asnjë analizë dhe janë shit fabrikat. Fabrikat tona janë privatizuar me qëllim të zhvillohet ekonomia, por duke manipuluar me shoqërinë tonë të ndershme dhe kanë manipuluar individ të caktuar dhe jemi ku jemi sot”.

Ajdini, ka pasur kritika për të gjitha Qeveritë e pasluftës ngase sipas tij, asnjëra prej tyre deri më tani nuk kanë bërë asgjë për punëtorët.

“Të gjitha fajet adresohen në qeveritë tona sepse atyre nuk i ka interesuar fare për standard apo të një ekonomie shoqërore dhe Qeverisë nuk i ka interesuar a tyre. Sot nuk kemi të realizuar pagën minimale, nga viti 2011 dhe kujt t’i besoj deri në vitin 2021 dhe nuk e kam të drejtën morale që t’i besojë dikujt. Marrëveshjes kolektive i ka skaduar mandati nga viti 2017 dhe me atë nuk merret askush fare”.

Të ngjashme