Ferit Idrizi viziton fermerët vushtrrias, ua kumton lajmin se qumështi do të subvencionohet me 5 centë për litër

Vushtrri | 07 Sht 2022 | 16:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë, Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që t’i subvencionojë fermerët që merren me prodhimin e qumështit. Për t’ua kumtuar këtë lajm të mirë, kryetari Ferit Idrizi, të mërkurën ka vizituar disa blegtorë, me ç’rast u njoftua me sfidat dhe punën e tyre.

Fermerët e falënderuan Idrizin për këtë vendim, që do t’iu ndihmojë në mbajtjen e kapaciteteve.

Kreu i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u zotua se do të jetë vazhdimisht afër bujqve e fermerëve të vyer. Ai paralajmëroi se vitet e ardhshme shuma prej 5 cent për litër, synohet që të rritet.

“Për herë të parë, Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që t’i subvencionojë fermerët e qumështit me 5 cent për litër, një shumë simbolike por me tendencë që vitet e ardhshme kjo shumë të rritet. Kjo po bëhet që sa më shumë fermerë të merren me përpunimin e qumështit”, tha Idrizi.

Ai tregoi se do të përfitojnë të gjithë fermerët. “Pra nuk i kemi kategorizuar, sikur i ndan ministria. Fermerët e mirëpritën këtë subvencionim”.

“I falenderoj të të gjithë blegtorët, të cilët janë duke e bërë një punë me shumë mundim, punë dhe angazhim. Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë dhe e Komunës për fermerët është e domosdoshme në këtë kohë krize të çmimeve të larta”, theksoi Idrizi.

Fermeri Nazmi Smajli e falënderoi kryetarin Idrizi për përkrahjen. Ai tha se është komuna e vetme që përkrah fermerët me këtë çmim.

“I kam 25 krerë lopë qumështore dhe kapacitetet prodhuese shkojnë nga 80 mijë deri në 100 mijë litra në vit. Është hera e parë që po bëhet kjo”, u shpreh ky fermer.

Lexo më shumë:

Të ngjashme