Komisioni për Bujqësi miraton planin e punës, diskutohet për përmbajtjen e vajit të palmës në produkte

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 13:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka shqyrtuar planin e punës së Komisionit për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Komisioni me shumicë të votash ka votuar planin e punës në parim, derisa kryetarja e Komisionit Fitore Pacolli tha se mund të përditësohet plani duke parë se si do të rrjedhë edhe agjenda.

Pacolli sqaroi se në fillim të çdo muaji do të planifikohen aktivitetet e Komisionit.

“Për aktivitet të daokrdohemi që projektligjet t’i shqyrtojmë secilin muaj, dhe në fillim të çdo muaji të planifikojmë aktivitetet tona”.

Deputeti nga LDK-ja Besian Mustafa tha se pajtohet që në fillim të trajtohet çështja për vajin e palmës.

“Jam në rregull me planin e punës dhe pajtohem me juve që në parim duhet të trajtuar edhe çështjen për vajin e palmës”.

Deputeti i PDK-së Fadil Nura tha se pajtohet që plani i punës të votohet në parim, por që ka pasur disa vërejtje, raporton EO.

“Nuk precizohen kur janë mbledhjet e rregullta, seanca dëgjimore, dëgjimet publike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme