Krasniqi takon fermerët në Vushtrri: Jam i shqetësuar që Qeveria po i neglizhon kërkesat e tyre

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 16:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, vizitojnë Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka thënë se  rezultati në këtë komunë sa i përket sektorit të bujqësisë është në kuadër të përkushtimit të tyre.

“Jam i nderuar që bashkë me kryetarin e PDK-së  Memli Krasniqin vizituam IAKD dhe bashkë takuam të gjithë fermerët që janë prodhues të qumështit në komunën e Vushtrrisë të cilët për herë të parë komuna i mbështet me 4 cent për litër qumësht. Krejt kjo ka ardhur si rezultat që ju kemi përkushtuar bujqësisë”, tha ai.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, tha se kryetari i Vushtrisë Ferit Idrizi që nga marrja e mandatit e ka pas prioritete sektorin e bujqësisë.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk e ka prioritet bujqësisë.

“Sot jam i lumtur që bashkë me kryetarin e komunës së Vushtrrisë e bashkëpunëtore të tjerë patëm mundësi që ta vizitojmë IAKD që është një prej organizatave më të rëndësishme të sektorit të bujqësisë që për shumë vite ka kontribuar në avancimin e sektorit”.

“Diskutuam gjerë e gjatë me shumë femurë të Vushtrrisë që janë në sektorin e qumështit dhe që kanë telashe dhe vështirësi në vitet e fundit. E përgëzoj kryetarin që qysh me marrjen e mendarit i ka dhënë përparësi rritjes së subvencioneve”.

“U ndjeva i shqetësuar nga vështirësitë sfidat që i kanë fermerët e të cilat nuk janë duke u adresuar nga ana e qeverisë e që është obligim i tyre. Meqenëse sidomos gjatë pandemisë po edhe vitin e fundit edhe për shkak të luftës në Ukrainë shumë produkte dhe impute bujqësore janë shtrenjtuar dukshëm, është rritur një pasiguri e madhe sa i përket këtij sektori dhe Qeveria duket se po vazhdon me negelizhu përkundër premtimeve pompoze që do t’i rrisin subvencionet, ato ende nuk po shihen askund ndërsa fermerët kanë nevojë që tash të kenë mjetet financiare”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme