Mustafa në Istog, thotë se do t’i ndihmojnë fermerët që pësuan nga reshjet e fundit

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 16:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë̈ dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar fermerë̈t e komunës së Istogut të prekura nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut, raporton Ekonomia Online.

Ministri  Mustafa fillimisht ju ka ofruar mbështetje fermerëve për dëmet që u janë shkaktuar nga të reshurat e shiut gjatë dy ditëve të fundit.

Mustafa ka thënë se për 22 komuna është nxjerrë vendim për kompensim  të pjesshëm për ato  komuna në  të cilat kanë pësuar dëme.

“Kemi të raportuara dëme të konsiderueshme nga breshëri dhe shiu në këtë regjion. Dhe erdhëm për të parë nga afër këto dëme dhe tash jemi në Istog,  dhe dëmet janë të konsiderueshme siç tha edhe kryetari Rugova. Ne edhe në 6 mujorin e parë kemi qe ë në Istog dhe fatkeqësisht për të njëjtën temë. Të gjitha raportet e 6 mujorit të parë i kemi mbledhë dhe janë gjithsej 22 komuna për të cilat kemi nxjerrë vendim të pjesshëm të kompensimeve”

Kryetari i Istogut Haki Rugova ka thënë se që nga dita e premte do të nisë kompensimi për fermerët  që kanë pësuar dëmet nga breshëri i disa muajve më parë.

“Me ministrin e bujqësisë Besian Mustafa do ti shohim mundësitë e përkrahjes për  fermeret dhe  kompensimit të tyre. Ne kemi pasur dëme edhe të mëhershme dhe ka ardhur  ajo faza ku do të kompensohen  dhe që nga nesër do të nis kompensimi “, tha Rugova.

Ndërsa fermeri Halit Avdijaj ka thënë se dëmet janë të mëdha dhe ka kërkuar mbështetjen e institucioneve të vendit.

Ai ka thënë se më së shumti e kanë problem plotësimin e kontratave afatgjate që kanë me blerësit e kontraktuar të Bashkimi Evropian.

Gjatë vizitës në Istog , ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerin Driard Mehmetaj, i cili merret me kultivimin e mollës, e  të cilët i janë shkaktuar dëme të shumta nga breshëri.

Ai ka thënë se kanë prirtë deri në 300 tonë rendimente, mirëpo me rënie të breshëritë tash ato janë të dëmtuara.

“Mollat siç po e shihni janë të dëmtuara dhe krejt janë kanë klasi ekstra dhe janë dëmtuar krejt .Rendiment diku kemi pritur rreth 300 tonë ,tash ato që janë, të gjitha janë të dëmtuara  kanë mu kalbur .Për përpunim duhet me u mundu me trajtua edhe njëherë por është  shumë zor. Tan verën kemi punuar për këto dhe gati në finalizim dështoj dhe që s’marrim ndihmesë prej dikujt, atëherë nuk di çka”

Mehmetaj  i cili merret edhe me kultivimin e misrit ka thënë se për këtë kulturë bujqësore ka shpresa, ndërsa për të tjerat jo.

Ndërsa ministri Besian Mustafa i ka ofruar mbështetje edhe këtij fermeri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme