Peci jep arsyet për rritjen e çmimeve: Vitin tjetër buxheti në bujqësi do të rritet për 11 milionë €

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 12:38 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL të mërkurën ka vazhduar me serinë e debateve FOL Hapur, ku i ftuari i radhës ishte ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, raporton Ekonomia Online.

Peci gjatë këtij diskutimi tha se kjo ministri ka funksionuar për tetë vjet pa politika dhe strategji dhe me 40 milionë euro borxhe.

Ai ka premtuar se buxheti për vitin tjetër do të rritet për 11 milionë euro.

“Ministria e Bujqësisë për 8 vite ka funksionuar pa politika dhe strategji, ku nuk janë implementuar ligje dhe punë në kuadër të punëve brenda ministrisë. Ka pasur edhe shumë borxhe me 40 milionë euro. Gjithashtu ka pasur arrestime lidhur me keqpërdorimet e shumta. Në kuadër të punëve tona jemi duke punuar në avancimin e pyjeve”.

“21 milionë euro shtesë deri në fundit do shpërndahen dhe pa borxhe për herë të parë. Në vitin e ardhshëm buxheti do të rritet nga 60 milionë që është tani, në 71 milionë euro”, tha ministri.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ministri Peci tha se krejt kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve globale dhe efektit të pandemisë.

“Rritja e çmimeve të produkteve është si rezultat i ndryshimeve globale dhe efekti i pandemisë. Efekti i vaksinës dhe lirimi i masave nuk ka mund me ndjek nevojën e konsumit, dhe pashmangshëm kemi mund me i ikë rritjes së çmimeve dhe nivelit të inflacionit e sasia e importit ka ndikuar në rritjen e inflacionit”.

Tutje ai theksoi se gjatë këtij viti do jetë për fermerët subvencionet do të jenë 53 milionë euro.

“Në do bëjmë shpalljen e re për kategorinë e subvencioneve dhe këtë vit përkrahja për fermerët është vetëm nga subvencionet është 53 milionë euro”.

“Ne kemi një plan të precizuar sa i përket punës. Sidomos Ligji për pyjet dhe menaxhimi i tyre i është bartur komunave dhe nga vlerësimet e ekspertëve bie që nuk ka reflektuar pozitivisht dhe kemi një degradim të prerjeve të tyre”.

Ministri foli edhe për Projektligjin e sigurisë së ushqimit, duke theksuar që synimi kryesor është për rritjen e kontrolleve dhe siguria e qytetarëve.

“Projektligji për sigurisë së ushqimit përveç sigurisë së saj ka rëndësi  edhe të importeve nga jashtë dhe ku synimi jonë është rritja e kontrolleve, dhe një mori gjërash që qytetarët të ndihen të sigurt.

Ai u pyet se a do ndërmarrin masa tutje sa i përket kritereve të përkrahjes së bujqve, duke përmend këtu edhe pamundësinë që të jenë pjesë e fondeve të IPA-s si pasojë që shuma milionëshe janë keqpërdorur për 10 vjet.

“Avancimi i teknologjisë së informacionit është shumë e rëndësishme për fermerët, dhe ndër kriteret kryesore është pikërisht përkrahja e bujqve”.

“Për shkak të mënyrës se si janë shpërndarë subvencionet për 10 vite dhe që ka pasur keqpërdorime të fondeve ne nuk kemi arritur të plotësojmë kriteret e IPA-s, krejt kjo për shkak të keqpërdorimeve që kanë ndodhur”.

Ai ka theksuar se janë 14 inspektorë që janë në arrest shtëpiak sa i përket keqpërdorimit të fondeve dhe subvencioneve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme