PSD-ja i dërgon një plug Ministrisë së Bujqësisë, thonë se bujqit nuk kanë hesap ta punojnë tokën

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZhR, me ç’rast në shenjë revolte ata kanë sjellë një plug për lavrimin e tokës, raporton Ekonomia Online.

Frashër Krasniqi ka thënë se këtë plug e kanë sjellë për t’i treguar Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, se bujqit nuk kanë llogari për ta punuar tokën.

“Na e dimë që në kohë krize Qeveritë vendore janë për me shpërnda këtë lloj krize ose me vendosë barrën e kësaj krize në mënyrë më të barabartë për me lehtësu atë krizë. Në dy krizat e mëparshme Covid-19 dhe energjetike na e kemi pa një sjellje të Qeverisë që subvencionohen bash ata qe kanë shumë e që barra e atyre dy krizave ka rënë tek ata që kanë më së pakti. 50 deri në 60 për qind e nevojave tona mbulohen nga prodhimi vendor. Rritja për 97.8 për qind e kostos për mbjelljen e tokës ka me ul prodhimin vendor duke na ekspozu ndaj importit edhe më shumë dhe krizave ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka kohe ende qe sot me vepru. Sipas tij, në gjendjen momentale bujqit nuk kanë llogari të mbjellin tokat sivjet.

“Sot Qeveria e Kosovës e ka momentin e fundit me intervenu me politika subvencionuese për me parandalu krizën që po na vjen në vjeshtë. Bujqit sot veç janë në krizë. Qeveria e Kosovës nuk po ju rrinë afër, prandaj e kemi sjell sot plugun këtu me ja pru një paralajmërim të fundit Qeverisë së Kosovës qe nëse nuk intervenon me subvencione në bujqësi dhe emergjente, atëherë gjitha plugjet në Kosovë do mbesin të pashfrytëzuara dhe na do hymë në vjeshtë me një krizë më të madhe sa i përket çmimit të grurit”, tha Krasniqi

“Vetëm për një vit kostoja për mbjelljen e grurit është rritur për 98%. Çmimi i plehut artificial për punët e vjeshtës është rritur nga 112€ në 288€ për hektar, për fazën e parë të pranverës nga 72€ në 192€ për hektar kurse për fazën e dytë nga 56€ në 144€ për hektar; çmimi i naftës është rritur nga 60€ në 75€ për hektar dhe i farave për mbjellje nga 132€ në 156€ për hektar. Pra kostoja e mbjelljes së një hektari me grurë është dyfishuar”, ka thënë Krasniqi.

“Në kohë krizash të rënda si kjo, Qeveria duhet të jetë dora ndihmëse për prodhuesin vendor; së pari ta sigurojë që prodhimtaria të vazhdojë në mënyrë që të evitohet kriza potenciale e çmimit të grurit dhe së dyti duke e siguruar që kostoja për rritjen e çmimit të produkteve të shpërndahet progresivisht; kush ka më shumë paguan më shumë, e kush ka më pak paguan më pak. Kosova me prodhimin e grurit plotëson vetëm 55% deri në 60% të nevojës së saj. Rritja e çmimit të mbjelljes së grurit nënkupton zvogëlimin e prodhimit vendor të grurit e që do të na detyroj të blejmë grurin nga jashtë; me luftën që tashmë po zhvillohet në Ukrainë çmimi i grurit në tregun ndërkombëtar pritet që të vazhdoj rritjen”.

Kërkesat e PSD-së janë:

  1. Heqje e akcizës në naftë për bujqësi
  2. Subvencionimi i së paku 25% i çmimit të plehut artificial, i cili gati është trefishuar në çmim gjatë muajve të fundit
  3. Rritjen e subvencioneve për bujqësi për 25%.

Lexo më shumë:

Të ngjashme