Buxheti 2017 për 320 milionë € më i lartë (Dokument)

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 11:24 | Nga

Ministria e Financave ka bërë publike Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, i cili është miratuar dje në mbledhjen e Qeverisë.

Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë shumë më i madh se i sivjetshmi. Ai kap dy miliardë euro, apo për afro 320 milionë euro më i lartë se buxheti i këtij viti. Ai kryesisht mbështetet në të hyrat fiskale. Një pjesë e tij planifikohet të sigurohet nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP-ja.

Në arsyetimin e buxhetit theksohet se investimet kapitale të parapara me këtë buxhet do të jenë 50 për qind më të larta.

Në paralajmërimin për publikimin e tij theksohet se në këtë buxhet reflektohet përkushtimi dhe adresimi i sfidave zhvillimore në zbatimin e reformave dhe projekteve specifike, të cilat ndikojnë në përmbushjen e objektivave që ka Qeveria e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

SHKARKO KËTU – PROJEKTLIGJIN PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme