Buxheti i Kosovës votohet të dielën

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 11:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e sotme filloi me propozimin që të dielën, të mbahet vazhdimi i seancës dhe të votohej projektligji për buxhetin e Kosovës të vitit 2017.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht kërkoi opinionin e grupeve parlamentare për seancën e së dielës.

Kurse, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dielën kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.

Përndryshe, PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.

Në Kuvendin e Kosovës dje, pas një debati dyditor, dështoi miratimi në leximi të parë i Buxhetit të Kosovës për vitin 2018. Për të votuan vetëm 58 deputetë.

Po dje, deputetët kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Të ngjashme