Mustafa: Buxheti 2017 është zhvillimor, jo social

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 11:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2017 i hap rrugë realizimit të planeve qeverisëse të partnerëve të koalicionit dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve.

Ai ka falënderuar deputetët për votimin e buxhetit, ndërsa ka thënë se për këtë çështje po flasin edhe ata që janë të fushave tjera, megjithatë sipas kryeministrit, ky buxhet mundëson zhvillim ekonomik.

Mustafa ka thënë se Kuvendi ka aprovuar buxhetin para dy ditësh dhe ka hapur mundësinë që të implementojnë programin qeverisë për vitin 2017, të përmbushin zotime dhe pritjet e qytetarëve.

“Me këtë buxhet japim impulsin kryesore të nisjes së përmbylljes së aspektit infrastrukturor. Buxheti nuk është social, por zhvillimor”, ka deklaruar Mustafa, gjatë konferencës për media, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Shefi i ekzekutivit më tej ka thënë se Qeveria është e interesuar që t’i nxisë investimet dhe se për dallim nga viti 2014, tani buxheti i shtetit është për rreth 400 milionë euro më i lartë.

“Buxheti ka rolin e vet zhvillimor, e kemi theksuar disa herë dhe si i tillë ai përcakton politikat e rishpërndarjes së pjesës së bruto produktit vendor, të GDP-së, për nevoja publike. Në fakt, pjesëmarrja e të hyrave fiskale në bruto produktin vendor në këtë buxhet sillet rreth 26.7 për qind, që është më e ulëta në regjion dhe që është më e ulëta për pjesëmarrjen në këtë aspekt. Kjo flet më së miri se buxheti nuk është social, ai është zhvillimor, sepse pjesa më e madhe e të ardhurave u mbetet atyre që i krijojnë, ju mbetet bizneseve, ju mbetet familjeve, ju mbetet individëve që ata të investojnë dhe të konsumojnë”, ka thënë Mustafa.

“Nga fundi i vitit 2014, kjo Qeveri e ka filluar punën me një buxhet që ka qenë për 400 milionë më i ulët. Do të thotë, ne buxhetin e kemi rritur gjatë kësaj periudhe për 400 milionë euro. Këto të hyra nuk janë rritur duke ngritur tatimet dhe taksat. Në të kundërtën, janë rritur duke i ulur dhe duke i përshtatur ato me nevojat e bizneseve dhe me nevojat e qytetarëve.

“Ne i kemi më pak 60 milionë euro, si rezultat i politikave fiskale dhe si rezultat i aplikimit të MSA-së, mirëpo kjo në asnjë rast nuk ka ndodhur që ne të mos kemi trend shumë pozitiv të të hyrave fiskale”, tha ai.

“Dëshiroj të theksoj para jush se nga fundi i vitit 2014, kjo Qeveri e ka filluar punën me një buxhet që ka qenë për 400 milionë më i ulët. Do të thotë, ne buxhetin e kemi rritur gjatë kësaj periudhe për 400 milionë euro. Këto të hyra nuk janë rritur duke ngritur tatimet dhe taksat. Në të kundërtën, janë rritur duke i ulur dhe duke i përshtatur ato me nevojat e bizneseve dhe me nevojat e qytetarëve.

“Ne i kemi më pak 60 milionë euro, si rezultat i politikave fiskale dhe si rezultat i aplikimit të MSA-së, mirëpo kjo në asnjë rast nuk ka ndodhur që ne të mos kemi trend shumë pozitiv të të hyrave fiskale”, ka thënë Mustafa.

Hoti: 50 milionë euro janë për kategoritë e dala nga lufta

Ndërsa, Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti është i qëndrueshëm dhe i koordinuar me të gjitha institucionet buxhetore duke përfshirë edhe komunat.

Madje ai ka thënë se këtë herë është diskutuar edhe me shoqërinë civile, duke e bërë edhe më transparent planifikimin e buxhetit.

“Ne e bazojmë këtë buxhet në parimet kryesore të ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale të buxhetit, në financimin e plotë të projekteve në vijim që kanë filluar tash e sa vite për t’u siguruar që i përmbyllim të gjitha obligimet që i kemi si Qeveri”, ka thënë ai.

“Ky buxhet siguron rritje ekonomike së paku 4 për qind, me potenciale shumë më të mëdha përtej kësaj varësisht prej progresit që ne bëjmë në disa prej projekteve kryesore kapitale që ka vendi. Kjo rritje e buxhetit është bërë e mundur si rezultat i politikave fiskale, që në masë të madhe janë ndërmarrë që nga shtatori i vitit të kaluar. Ndjehem mirë me ketë buxhet sepse është i qëndrueshëm dhe realizimi i buxhetit do të jetë shumë i lartë”, ka thënë Hoti.

“Të hyrat të cilat janë 1 miliardë e 725 milionë euro, që është një rritje vjetore prej 6 për qind me këtë vit, ndërkaq krahasuar me fillimin e mandatit të kësaj Qeverie është një rritje prej 28 për qind, dhe kjo rritje përveç prej mjeteve të AKP-së, që e përmendi kryeministri dhe projekteve që i financojmë nga kreditë janë 380 milionë euro shtesë që ne i kemi mbledhur në buxhetin e Kosovës nga Dogana dhe Administrata Tatimore pa asnjë rritje të normave tatimore, përkundrazi vetëm duke e rritur efikasitetin e mbledhjes së të hyrave, pra duke zvogëluar informalitetin dhe për shkak të rritjes ekonomike që ne e kemi pas gjatë këtyre dy viteve”, ka theksuar Hoti.

Buxheti i komunave merr pjesë 22 për qind në shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë. Buxheti i tyre për vitin e ardhshëm do të jetë 440.2 milionë euro, që është një rritje prej 15 milionë euro.

Ai ka theksuar se në mes të partnerëve të koalicionit dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kanë diskutuar, që të ndahen 50 milionë euro për kategoritë e dala nga lufta, 38 milionë prej të cilave për veteranët, ndërsa 12 milionë për kategoritë tjera.

Hoti ka thënë po ashtu se janë duke u koordinuar edhe me organizatat e veteranëve.

isa-mustafaavdullah-hotiisa-mustafa-avdullah-hoti1

Lexo më shumë:

Të ngjashme