Buxheti për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2.3 miliardë euro

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 15:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2019 do të jetë rreth 2.3 miliardë euro

Sipas tij, Kosova gjatë  këtij viti ka shënuar një rritje të qëndrueshmërisë makrofiskale, raporton Ekonomia Online.

Hamza, gjatë prezantimit te raportit nëntëmujor financiar të buxhetit në Qeveria, tha se është shënuar një rritje në të hyrat tatimore dhe jo-tatimore si dhe në shpenzimet kapitale.

Ai poashtu tha se pritet që deri në fund të këtij viti të realizohet rreth 100 për qind plani i të hyrave.

Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, Qeveria e Kosovës deri në fund të muajit tetor duhet të miratojë buxhetin e propozuar për të dërguar në Kuvend, i cili duhet të miratohet deri në fund të muajit dhjetor.

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, janë dy institucione nga të cilat varet edhe mbushja e buxhetit të vendit.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kryeministri-i-permend-2-5-milione-euro-per-mamushen-hamza-sja-miraton/

Të ngjashme