Certifikohen rreth 200 të rinj në ndërmarrësi

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:35 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, morën pjesë në shpërndarjen e certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e Ndërmarrësisë dhe Zhvillimit të Planit të Biznesit, ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gusht.

Me këtë rast Veseli ka thënë se Kosova ka shumë mundësi për të ndërtuar kapacitete profesionale në përputhje me nevojat e punës.

“Rinia jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të nxitur zhvillimin e vendit tonë e për të rritur mirëqenien e çdo qytetari. Një ndër shkaktarët kryesor të gjendjes aktuale është fenomeni korrupsionit”.

“Unë besoj se duke luftuar korrupsionin dhe duke garantuar sundimin e ligjit ne do të nxisim shumë më tepër investime që do të hapin vende të reja pune”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, duke luftuar nepotizmin, do të mund të çlirohet konkurrenca në tregun e punës në mënyrë që t’i jepet mundësi më të talentuarve e më të shkolluarve që të kenë sukses.

“Unë kam besim të plotë se ne do ia dalim, nëse të gjithë së bashku përpiqemi. Kosova ia ka dalë që të përballë sfida më të rënda në rrethana edhe më të vështira, prandaj jam i bindur që do kemi sukses edhe në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Veseli.

Ndërsa Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se viti 2018 dhe viti 2019 ka shënuar një transformim të madh në departamentin e rinisë.

Derisa aty u zotua se në vitet në vijim do ketë buxhet edhe më të madh të ndarë për të rinjtë, raporton EO.

“Sot po e përmbyllim një program që e kemi filluar muaj më parë që ka pas për synim përgatitjen e shumë të rinjve për tregun e punës. Më nuk ka organizata që marrin shimë të vogla tani më kemi organizata të profilizuara qe mbështeten nga Ministria jonë”.

“Viti 2018 dhe 2019 shënon një transformim në departamentin e rinisë edhe në aspektin legjislativ. Ju uroj të gjithëve certifikimin dhe ku nuk është projekti i fundit jam bashkë me kryetarin për ta rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme për të rinjtë e Kosovës”.

“Viti i ardhshëm do jetë një vit që do ketë edhe më shumë programe të reja dhe më shumë buxhet për të rinjtë. Do jemi përkrahë jush në çdo sfidë që na pret bashkërisht”, tha Gashi.

Të ngjashme