Çmimet e karburanteve sot shënojnë rekord, arrijnë rreth 1.90 euro

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e karburanteve sot kanë shënuar rekord, një litër naftë dhe benzinë ka arritur rreth 1.90 euro.

Aktualisht çmimet derivateve janë shtrenjtuar për gati 0.15 centë në litër brenda një jave.

Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.86-1.90 euro në tregun e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 përqind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.

Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Po kështu edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54.3 për qind.

Të ngjashme