Çmimi i naftës në Kosovë arrin pikën më të ultë në 20 vjetët e fundit

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e pandemisë së Coronavirusit çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit.

Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.

Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion. Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër.

“Sot 88 cent dieseli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani.

Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve e arit të zi është e mirëseardhur e sidomos për ata që merren me bujqësi.

Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve. Derisa çmimet e derivateve kanë rënë në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve.

I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme