Çmimi i naftës shkon në nivelin më të ulët që nga viti 1991

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e naftës u rritën pak, duke lënë prapa një javë rënieje të thellë, me vlerat më të ulëta që nga viti 1991, ndërkohë që investitorët janë duke pritur nga Washingtoni për t’u pajtuar për një stimul ekonomik si plan shpëtimi për gjendjen aktuale.

Kështu çmimi u rrit me 0.6 për qind, për të arritur në 22.77 dollarë për fuçi, ndërkohë që standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar tregohet me 26.25 dollarë për fuçi.

Prej disa kohësh çmimet vazhdojnë rënien, ndërsa shpërthimi i Coronavirusit ka pezulluar udhëtimet dhe aktivitetin e biznesit, ndërkohë që, pavarësisht kësaj Arabia Saudite dhe Rusia përgatiten të rrisin prodhimin.

Rënia e shpejtë e çmimeve, nga ana tjetër po përkeqëson tregjet financiare, duke detyruar investitorët të heqin dorë nga asetet e rrezikshme, ndërkohë që Coronavirusi ka goditur linjat ajrore dhe shërbimet.

Por ndërsa Këshilli Ekonomik Kombëtar ka planifikuar një paketë stimulimi ekonomik do të arrijë më shumë se 2 trilionë dollarë, afërsisht 10 për qind të prodhimit ekonomik të SHBA-ve, javën e kaluar, çmimet ranë me 24.4 për qind, rekordi më i keq në 18 vitet e fundit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme