Çmimi i naftës vazhdon të bjerë në bursë, tregtarët kaplohen nga frika

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i naftës dhe derivateve të saj të mërkurën në tregjet ndërkombëtare ka rënë nën 92 dollarë.

Kjo ka bërë që të shtohet presioni dhe frika për recesion i cili mund ta ulë kërkesën, ka raportuar Reuters.

Në tregun londinez çmimi për barrel ka qenë më i ulët për 37 centë, apo 92.97 dollarë. Në tregun amerikan një barrel është tregtuar me çmim prej 86.44 dollarë.

Tregjet u lëkundën nga frika e rënies pasi të dhënat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar rënie të aktivitetit të ndërtimit të pasurive të paluajtshme.

Të ngjashme