Çmimi i naftë vazhdon të bie

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 16:25 | Nga

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, që ka eklipsuar edhe rënien surprizë të rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.3 dollarë për fuçi, shkruan Scan.

Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë në 1 javë, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare, pas publikimit të procesverbalit të takimit të fundit të Rezervës Federale, që tregoi se politikëbërësit janë më besimplotë për rritjen e normave të interesit.

Me forcimin e dollarit amerikan, çmimet e naftës kanë rënë me rreth 10 për qind, që kur prekën nivelin më të lartë disavjeçar në janar. Instituti amerikan i naftës raportoi një rënie surprizë të rezervave të naftës bruto, me 907 mijë fuçi, në totalin e 420.3 milionë fuçive, gjatë javës që u mbyll më 16 shkurt.

Zakonisht, rezervat e naftës rriten në këtë periudhë të vitit, pasi shumë rafineri ulin prodhimin për shkak të riparimeve.

Analistët shprehen se tregu i naftës është i furnizuar mirë, për shkak të rritjes së kërkesës dhe uljes së prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Rusisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme