Çmimi i naftës së papërpunuar në nivelin prej 66 dollarësh

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 11:07 | Nga

Çmimi i naftës së papërpunuar u tregtua ulët gjatë tregtimit evropian nën nivelin prej 66 dollarësh për fuçi, ndërsa investitorët janë ende duke u fokusuar në prodhimin në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lëvizjet e ardhshme nga OPEC-u.

Të premten e kaluar, kompania Baker Hughes, tha se puset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriten në 861, shifra më e lartë që nga marsi i 2015-së, shkruan Telegrafi.

Në përgjigje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit dhe rënies së prodhimit në Venezuelë, OPEC dhe disa vende jashtë OPEC-ut do të takohen në Vjenë më 22 qershor për të shqyrtuar marrëveshjen e tyre aktuale për të frenuar prodhimin me rreth 1.8 milion fuçi në ditë deri në fund të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme