Comodita Home, makthi i krejt zbritjeve për Halloween!

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Halloween festohet çdo vit më 31 Tetor dhe është një nga festat zbavitëse të vitit. Shumë familje fillojnë përgatitjet për festën argëtuese me kostume unike, gatime të ëmbëlsirave, si dhe dhurimin e karameleve. Një ndër elementet më të rëndësishme është edhe transformimi i shtëpive duke i bërë ato më të frikshme, të dekoruara me kunguj të gdhendur, si një nga simbolet e kësaj feste.

Inspiruar nga kjo festë, brendi më i njohur për produkte të shtëpisë Comodita Home vjen tek ju me kampanjën e Halloween, kësaj radhe me qëllim të ju “frikësoj” me çmime të pabesueshme!

Nga data 29 Tetor deri më 3 Nëntor ju presin shumë oferta të frikshme dhe plot befasi, me çmime promocionale në të gjitha kategoritë e produkteve që ju të finalizoni ambientet tuaja me një finesë unike, estetike dhe të përshtatshme për këtë sezonë.

Me zbritje deri në 70%, balancën e përkryer e gjeni në produktet e gjumit, gatimit, servimit, banjës dhe aksesorëve të ndryshëm.

Ndërsa nga data 28 Tetor, klientela jonë do të mund të përfitojnë të parët produktet më cilësore duke blerë në webfaqen zyrtare www.comoditahome.com që vjen me shumë ndryshime në përmbajtje dhe me një qasje më të lehtë të blerjes.

Halloween-in festojeni bashkë me ne, me produktet më të dashura për secilën shtëpi të cilat i gjeni në të gjitha dyqanet e Comodita Home kudo në Kosovë. Gjithashtu, merre guximin e porositni direkt nga shtëpia nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, përmes qendrës së thirrjeve duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 25000, si dhe në emisionin e shitjes Comodita TV Shop. Transporti për shërbimet online është falas në tërë Kosovën.

Harrojeni përbindëshat, fantazmat e macen e zezë! Ndjeje aromën e zbritjes dhe jepi shtëpisë shijen dhe identitetin tënd!

Comodita Home, makthi i krejt zbritjeve!

Artikull i sponzorizuar…

Të ngjashme