Covid-19 detyron Qeverinë të zëvendësojë mjetet buxhetore dhe të bëjë kursime

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 09:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e radhës Qeveria ka marrë vendim për zëvendësimin të ndarjeve buxhetore ndërmjet burimeve të financimit dhe bartjen e shpenzimeve për “Projektin emergjent Covid-19 për Kosovën” me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura në emër të kredisë për masat fiskale, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se me rastin e pranimit të fondeve 28 milionë nga Asociacioni duhet të bëhen zëvendësimet.

“Fondet janë pranuar dhe tani duhet të regjistrohen për të zvogëluar grantin”.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar vendimin për aprovimin e zëvendësimit të ndarjeve buxhetore ndërmjet të burimeve të financimit dhe bartjen e shpenzimeve, për “Projektin Instrumenti për Financimin e Sektorit Publik për reagimin emergjent ndaj Covid-19” me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, raporton Ekonomia Online.

“…kemi pranuar fonde prej 17 milionë euro dhe tani ministria duhet të bëjë zëvendësimet”.

Po në këtë mbledhje është marrë vendim për kursim, ndarje dhe rregullim në kategorinë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

“Ecurinë buxhetore po tregon se niveli i vështirësive nuk pritet të lehtësohet. Vlera e përgjithshme e ndarjeve është 32 milionë. Janë ndarë mjete për zona ekonomike. Dhe kemi bërë adresimin e linjës nëpër komuna. Mjetet janë ndarë për ambasada. Në kuadër të këtij vendimi janë ndarë mjete që prekin komunitetet jo shumicë”.

“Ministrja e Financave është përballur në një situatë të vështirë sa i përket të hyrave buxhetore. Ne do të analizojmë shpenzimin nga të gjitha organizatat buxhetore dhe presim vendim të fundit për të adresuar çështje emergjente sa i përket buxhetit”, ka sqaruar ministrja Bajrami.

Të ngjashme