“CSR Kosova” ndan çmimin për kompaninë “Kivo”, si më e mira për vitin 2019

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 21:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Kosovës për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR Kosova) ka mbajtur mbrëmjen tradicionale vjetore, me ç’rast ka ndarë çmimin për kompaninë më të mirë për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Për këtë vit, çmimin kryesor e ka marrë kompania “Kivo”, e cila më së shumti ka kontribuar ndaj komunitetit gjatë 2019.

Visar Ramajli themelues i KIVO-s tha se ndihet krenar për kontributin që kompania e tij e japë në Kosovë.

Aty u kërkua që bizneset që nuk janë anëtare në rrjetin CSR Kosova, t’i bashkëngjiten atyre, për të dhënë siç thanë kontributin e tyre në të mirë të Kosovës.

Drejtoresha e CSR-Kosova, Linda Tahiri, tha se ndjehet e nderuar që pranon çmimin, ndërsa shtoi se Rrjeti i Kosovës për Përgjegjësi Shoqërore Korporative, ka kaluar nëpër shumë sfida, por që ia ka arritur me sukses të prodhojë gjëra pozitive.

“Kur CSR është krijuar vite më parë kemi pasur shumë sfida që i kemi tejkaluar së bashku. Gjithmonë ka qenë kënaqësi të jem pjesë e rrjetit tuaj. Jam i nderuar që e pranoj këtë çmim. Ka shumë sfida në Kosovë por besoj se edhe CSR është sfidë dhe të njëjtën kohë është katalizator që t’i bëj gjëra pozitive”, tha ajo.

“Rrjeti CSR Kosova bën bashkë kompanitë që janë për çështje ambientale, ambientaliste, etike, duke ndërmarrë aktivitete që përçojnë drejt përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Duke qenë platformë që bashkon ndërmarrje mund të kemi ndikim pozitiv. Gjatë vitit 2019 kemi qenë shumë të përkushtuar në aftësimin dhe përgatitjen në tregun e punës”, tha ajo para të pranishmëve.

Koordinatorja për zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se pavarësisht që Kosova nuk është pjesë e BE-së, këtu bëhen shumë punë të mira dhe inovative.

“Unë para disa muajve isha në OEK dhe kur kalkulova aty ishin dyfishi i GDP-së në Kosovë por edhe sonte nuk mungon. Kur e shikoni konsumatorët tuaj, njerëzit janë se zgjedhin shumë. Ne mund të zgjedhim se ku mund t’i investojmë paratë tona dhe kjo CSR shfaqet në përfitime tjera. Kosova nuk është pjesë e BE por në të ardhmen besoj se do të jetë dhe unë e di se Kosova ka shumë inovacion dhe ka diçka që këtu ka diçka që vlon, ka shumë inovacion”.

“Unë besoj se nuk ka çmim CSR sepse të gjithë jemi ata që i japim diçka Kosovës. Janë vendimet që të bëjnë të ndihemi mirë ose keq. Jemi ne ata që duam të bëjmë diçka dhe çdo mëngjes zgjohem për të bërë diçka në Kosovën që të gjithë e duam”, tha ajo.

Në këtë mbrëmje u tha se CSR Kosova përkrahë vazhdimisht vullnetarizmin dhe fuqizimin e të rinjve, duke kontribuar kështu në përmbushjen e përgjegjësive shoqërore.

Image may contain: one or more people, people standing and suit

Image may contain: 3 people, people standing and indoor

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Të ngjashme