Dalja e Francës nga unioni – Frexit – anarki financiare

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 15:51 | Nga

2000 miliardë euro borxhe ka Franca. Disa kandidatë për president angazhohen për Frexit, daljen e Francës nga unioni monetar. Por kjo do të ishte një katastrofë ekonomike për vendin, thonë ekspertët.

Për disa kandidatë për president në Francë, euro është fajtore për problemet e vendit, për papunësinë e lartë dhe çalimin e rritjes ekonomike. Ata propozojnë daljen e Francës nga unioni monetar. Por çfarë do të ndodhte me Francën e varur nga importet dhe të mbytur borxhe?

Një eksperiment në mendje:

Marine Le Pen flet më shumë për braktisjen e euros dhe kërkon referendum. Në sondazhe ajo del në vend të parë për zgjedhjet presidenciale, megjithëse në raundin e dytë ajo do të humbiste. Nga ana tjetër e spektrit politik kemi Jean-Luc Melenchon, kandidati i të Majtëve, euroskeptik.

Ai kërkon rinegociim të marrëveshjeve të BE-së, dhe po qe se kjo nuk mjafton, daljen nga unioni. Ndërsa kandidatët e tjerë të rëndësishëm -socialisti Benoit Hamon, republikani Francois Fillon dhe kandidati i pavarur, Emmanuel Macron pranojnë euron dhe një Europë të bashkuar. (DW)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme