Dardan Sejdiu: Ngritja e taksës 100% vendim i duhur, por i pamjaftueshëm – reciprocitet ndaj çdo vendi që e sfidon subjektivitetin tonë

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ta rritur në 100% taksat ndaj mallrave të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Ai tha se ky vendim është një hap i duhur.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë ishte i duhur, por besoj që është i pamjaftueshëm sepse me të gjitha shtetet duhet të ketë një qasje të reciprocitetit”, tha Sejdiu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Tregtia e jashtme është pjesë e politikës së jashtme. Në këtë drejtim, vendimi ishte i duhur. Duhet të ecim tutje me reciprocitet të plotë, jo vetëm karshi Serbisë, por ndaj çdo vendi i cili e sfidon apo cenon subjektivitetin tonë”.

“Besoj që shumë prej produkteve mund të zëvendësohen me produkte vendore. Në dy drejtime ishte hap i duhur: që të vetëdijësohemi që produktet vendore janë cilësore, dhe sepse më shumë i besoj prodhimit vendor sesa një prodhimi në Serbi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme