Deklarata e Samitit të G20-së synon barazi në mjedisin e tregtisë dhe investimeve

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Samiti i 14-të i udhëheqësve të Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara i njohur si G20 përfundoi më 29 qershor, në Osakë të Japonisë. Në deklaratën e përbashkët “Deklarata e Samitit të Osakës të Liderëve të Grupit të 20 vendeve” pas samitit, thuhet se G20-ta punon për realizimin e një mjedisi tregtar dhe të investimeve të lirë, të barabartë, jo-diskriminues, transparent, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.

Sipas kësaj deklarate, përcjell Telegrafi, ekonomia e tanishme botërore shfaqet me prirje të qëndrueshme dhe parashikohet një rritje e moderuar deri në vitin 2020, por rritja ekonomike është e dobët dhe ekziston rreziku i uljes. Në të njëjtën kohë haset gjithnjë e më shumë gjendja tregtare dhe gjeopolitike.

“Tregtia dhe investimet ndërkombëtare janë motorë të rëndësishëm për rritjen, prodhimin, krijimtarinë, punësimin dhe zhvillimin dhe palët e ndryshme duhet të punojnë për realizimin e një mjedisi tregtar dhe të investimeve të lirë, të barabartë, jodiskriminuese, transparente, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm, duke garantuar hapjen e tregut”, thuhet në deklaratë.

Deklarata përkrahu gjithashtu reformat e nevojshme të Organizatës Botërore të Tregtisë, për të përmirësuar funksionet e saj.

Në këtë deklaratë vihet në dukje se në vlerësimin e problemeve të tregtisë së ekuilibruar, duhet të merret parasysh të gjitha pjesët e llogarisë rrjedhëse si shërbimet dhe të ardhurat.

Në këtë deklaratë është përmendur se anëtarët e G20-së që nënshkruan “Marrëveshjen e Parisit” mbi ndryshimin e klimës, ritheksuan zbatimin e ashpër të kësaj marrëveshjeje në këtë samit.

G20-ta u formua në vitin 1999. Në fillim u organizuan vetëm takime mes ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-së. Pas krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008, G20-ta zhvilloi samitin e liderëve në Uashington më 15 nëntor të vitit 2008. Samiti i 15-të i G20-së do të organizohet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad në vitin 2020. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme