Delawie: Kosova të kontrollojë kufinjtë e energjisë, të mos lejojë ndërhyrje nga jashtë

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 10:15 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie mori pjesë në Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, raporton Ekonomia Online.

Delawie tha se Kosova duhet të kontrollojë vetë kufinjtë e energjisë dhe të mos lejojë ndërhyrje nga jashtë.

“335 milionë euro në vit shkojnë për energji në Kosovë dhe kjo nuk është e qëndrueshme për një vend. Para një viti në forumin e dytë për energji pata thënë se viti 2017 do të jetë vit vendimtar për Kosovën dhe ka qenë vërtetë një vit domethënës. KEK-u ka bërë punë të lavdërueshme për çështjen e zhvendosjes së banorëve. Ka shumë punë, dhe Kosova duhet t’i kontrollojë vetë kufinjtë e energjisë në Kosovë dhe të mos lejojë ndërhyrje nga jashtë. ShBA-të do të vazhdojnë të jenë partner i juaji ashtu siç kemi qenë edhe tash”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heltd tha se sektori i energjisë është një nga shtyllat kryesore të Zhvillimit Ekonomik në Kosovë.

“Objektivat për mbështetjen gjermane në energji në Kosovë është mbrojtja klimatike, zhvillimi i ekonomisë. Jemi përqendruar në rrjetin e transmisionit, ku me KOSTT-in kemi zotuar 83 milionë euro dhe po mundohemi ta dërgojmë rrjetin përpara”, ka thënë Heldt.

“Furnizimi i energjisë i këtij vendi dhe këtyre njerëzve nuk duhet të mbahet peng i politikës”, ka shtuar ai.

Të ngjashme