Demanton Haradinaj: S’kemi ndaluar asnjë donacion për serbët e Kosovës

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur i prerë se vendimi i taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk do të tërhiqet derisa të plotësohet kushti që ai ia kë vënë Beogradit, pra, njohjen e shtetit të Kosovës.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nëpër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi.

Postimi i plotë:

I vetëdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb.

Mirënjohës Doganës së Kosovës për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi.

Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nëpër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme