Demhasaj publikon faturën e rrymës: Përveç rritjes së tarifës, qenkan rritë edhe dallaveret

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Drejtor i organizates “Çohu”, Arton Demhasaj ka publikuar faturën e këtij muaji, derisa ka bërë krahasime me atë të muajit janar.

Në fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Demhasaj ka shpjeguar me detaje shpenzimet që ka bërë, derisa ka thënë se përveç rritjes së faturës, si duket KESCO paska rritë edhe dallaveret.

Postimi i plotë:

Leximin e njehsorit per muajin janar e kam pas me 24.01.2022.

Nga 24.01.2022 deri me 09.02 2022 jane 16 dite e kam hargjuar 799 kWh

Nga 09.02.2022 deri me 21.02 2022 jane 12 dite e kam hargjuar 1275 kWh!

Pra me tarife te re edhe pse periudha ma e shkurter paskna hargju 476 kWh ma shume se sa periudha me tarif te vjeter edhe pse ma e gjate…

Spo e kuptoj qysh per 12 dite kam hargju ma shume me tarifen e re 1275 kWh se sa per 16 dite me traifen e vjeter 799 kWh…

Perveç rritjes se tarifes nga ZRrE, si duket KES/CO paska rrit edhe dallaveret… shprendarja e hargjimit sipas qefit dhe interesit te tyre… ketu duhet nje hetim i mirefillt nga Policia dhe Prokuroria.

Edhe ma shtrejt edhe me rrejt po duket …

Të ngjashme