Depozitat në Kosovë afër 3 miliardë euro

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 08:53 | Nga

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se depozitat në sektorin bankar të Kosovës shënuan rritje vjetore prej 7.2 për qind, ritëm ky i përshpejtuar krahasuar me periudhat paraprake (4.6 për qind në qershor 2016).

“Vlera e gjithsej depozitave, deri në qershor 2017 arriti në 2.89 miliardë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, transmeton rtk.

Sipas BQK-së niveli i depozitave në sektorin bankar reflekton ecurinë e depozitave të ekonomive familjare, të cilat dominojnë strukturën e gjithsej depozitave dhe në periudhën raportuese shënuan rritje vjetore prej 5.4 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme